Lajme
Shkëlqimi dhe rënia e yjeve shqiptare
Afati kalimtar i verës, i cili u mbyll të hënën, reflektoi negativisht te disa futbollistë shqiptarë, madje edhe te disa që konsiderohen si yjet më të mëdhenj
Yjet shqiptarë që shkëlqyen viteve të fundit në futbollin evropian, kanë filluar të bien. Afati kalimtari i verës ishte i “kobshëm” për futbollistin Lorik Cana, Adnan Januzaj, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, etj, të cilët lëvizën nga ekipet e mëdha në disa ekipe më të vogla.
Futbollistët si Lorik Cana, Xherdan Shaqiri apo Valon Behrami i ndërruan skuadrat. Ndonjëri prej tyre personalisht ndoshta mund të fitojë më shumë para te klubi i ri përkatës. Por, në aspektin profesional, klubet e reja të tyre janë të një niveli dukshëm më të ulët sesa skuadrat për të cilat kanë luajtur deri më tani, shkruan “Zëri”.
Gjatë gjithë verës Lorik Can nga Lazio u kthyer aty ku ishte bërë i madh, në Francë. Mirëpo, ai nuk nënshkroi kontratë me ndonjë gjigant francez, si PSG apo Olimpique Marseille, por me një skuadër të nivelit më të ulët, siç është Nantes, me të cilin nënshkroi kontratë dy vjeçare.
Po të hënën, ylli tjetër, Adnan Januzaj, u nda me gjigantin evropian, Manchester United për të kaluar në Bundesligës tek Borussia Dortmund, në formë huazimi, përkatësisht deri në qershor të vitit të ardhshëm.
“Borussia Dortmund është një klub i madh, tifozët këtu janë fantastikë, që bëjnë tifo të pabesueshme. Unë dua të arrijë suksese të mëdha me këtë ekip”, ka deklaruar Januzaj në Gjermani.
Në ditën e fundit të afatit kalimtar edhe Blerim Xhemaili kaloi në formë huazimi në Genoa prej Galatasarayt.
Para gjashtë muajsh, Xherdan Shaqiri kishte shkuar si një yll i madh evropian në Inter nga Bayern Munichu. Por, ai dështoi keq tek klubi italian, duke u detyruar të largohet pas pak muajsh nga aty. Oferta kishte me bollëk, por në fund e pranoi atë të Stoke Cityt.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit Mungesa e banesave në Cyrih dominon votimin më 14 qershor. Dy iniciativa po bëjnë thirrje për... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën













