Koronavirusi: çast pas çasti
Shkencëtarët japin përgjigjen për pyetjen më të rëndësishme me Covid-19
Shkencëtarët tani mund të kenë një përgjigje për një nga pyetjet më të rëndësishme në lidhje me COVID-19: nëse njerëzit zhvillojnë imunitet afatgjatë.
Një studim i ri zbuloi se të gjithë të infektuarit me COVID-19, madje edhe ata me raste asimptomatike zhvillojnë qeliza T specifike për virusin.
Qelizat T identifikojnë dhe vrasin qelizat e infektuara, dhe qelizat B krijojnë antitrupa të reja.
Këto qeliza mund të sulmojnë virusin nëse ai kthehet sërish ndonjëherë, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Pra, konstatimi i ri është një dëshmi e fortë që të gjithë pacientët me gjasë zhvillojnë imunitet afatgjatë.
Autorët e studimit të ri ekzaminuan gjakun nga 206 njerëz në Suedi që kishin COVID-19 me shkallë të ndryshme të ashpërsisë.
Ata zbuluan se pavarësisht nëse një person ishte shëruar nga një rast i butë ose i rëndë, ata gjithsesi zhvilluan një përgjigje të fortë të qelizave T. Edhe pacientët me koronavirus të cilët nuk testuan pozitivisht për antitrupa zhvilluan qelizat T, treguan rezultatet.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike Tarifa deri në katër franga në plazhin Gitana ka rikthyer debatin nëse qasja në brigjet e... -
Vala e fundit e të nxehtit në Zvicër shkaktoi më pak viktima se ajo historike e vitit 2003 -
Fluks i madh udhëtarësh në Aeroportin e Cyrihut, priten deri në 110 mijë pasagjerë -
SwissPass refuzon periudhën shtesë për blerjen e biletës pas nisjes -
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror














