Gjuha
Shkolla shqipe në Çikago, numër rekord të nxënësve
Shkolla shqipe “Kongresi i Manastirit“ mbushi rreth 50 vjet dhe sot gëzon një numrër rekord të nxënësve
Prej vitit 1972, në Chicago të SHBA-së është themeluar shkolla shqipe “Kongresi i Manastirit“. Çdo të diel, edhe sot pas thuajse 50 vjetësh, rreth 170 nxënës nga trevat e ndryshme shqiptare vijojnë mësimin e gjuhës amtare aty, transmeton albinfo.ch.
Në një reportazh tregohet ecuria e punës së kësaj shkolle, qëllim i së cilës është ruajtja e gjuhës shqipe dhe identiteti kombëtar për brezat e rinj që jetojnë atje.
Duke qenë se gjenden më shumë se tetë mijë kilometra larg vendlindjes, shqiptarët e Çikagos me fanatizëm po e ruajnë dhe po e kultivojnë identitetin kombëtar. Kontribut të pamohueshëm në këtë drejtim po jep shkolla shqipe “Kongresi i Manastirit”.
Po ashtu, qendra funksionon gati 50 vjet, kurse interesimi i nxënësve vazhdon e rritet dhe tani ka arritur në njëqind e shtatëdhjetë, thotë për Lajm.Tv drejtoresha e kësaj qendre, Qëndresa Braimi, e cila në punën e saj ka mbështetje të parezervë nga zëvendësja Laura Aliu, si dhe nga koordinatoret Shega Bekteshi, Benka Rizmani dhe Luljeta Bajraktari.
Ajo që gëzon jashtë mase dhe që jep shpresë se identiteti shqiptar do të ruhet gjeneratë pas gjenerate në këto pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është fakti se aktivitetet kombëtare mbështeten nga të gjitha gjeneratat. Me të njëjtin elan angazhohen edhe gjeneratat që kanë migruar para 50 vjetëve, por edhe ato më të reja, që kanë lindur në SHBA.
Ndjenjat dhe identiteti kombëtar tek fëmijët shqiptarë në Çikago kultivohet edhe përmes folklorit, e kjo bëhet në kuadër të grupit të valltarëve.
Aktivitetet e shqiptarëve në Çikago zhvillohen në kuadër të komunitetit shqiptar, në kuadër të cilit funksionojnë dhe kontribuojnë shumë shoqata. /Albinfo.ch
https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/194053948462784/
Të ngjashme
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss












