Lajme
Shkon në 285 numri i të prekurve me koronavirus në Maqedoni
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë konfirmuar edhe 26 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa është shënuar edhe një rast vdekjeje.
Bëhet fjalë për një 79-vjeçar nga Dibra që po trajtohej në Klinikën Infektive në Shkup.
Pacienti, tashmë i ndjerë, ishte diagnostikuar me Covid-19 më 23 mars, kurse pas përkeqësimit të gjendjes ishte shtruar në Klinikën Infektive në Shkup më 25 mars.
Gjatë ditës së sotshme edhe 9 pacientë të tjerë janë shëruar nga Covid-19 (8 nga Dibra dhe 1 nga Shkupi).
Pacientët janë lëshuar për kurim shtëpiak, pasi kanë rezultuar negativ në dy teste të koronavirusit.
Numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid-19 deri në orën 12:00 në Maqedoninë Veriore shkon në 285, prej të cilëve 12 janë shëruar, kurse 7 kanë përfunduar me fatalitet.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën