Shqipëria
Shkon në 51 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri
Mes tyre, edhe një mjek
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar për 9 raste të reja me virusin COVID-19.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, konfirmoi se tashmë numri i të prekurve në Shqipëri me koronavirus është 51.
Nga rastet e konfirmuara pozitivë në Tiranë janë 34 raste, në Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë), në Lushnje 2 raste, në Elbasan 2 raste, në Fier 6 raste si dhe në Rrogozhinë 2 raste.
Njoftohet se kanë dalë pozitiv edhe 4 raste personel shëndetësor, një mjek dhe 3 infermierë, të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” e që është i vizituar nga një i afërm që ka ardhur nga Italia, por të njëjtin informacion nuk e ka dhënë të stafet mjekësore.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













