Lajme
Shoqata e mërgimtarëve protestë kundër spiunit rus
Shoqata e mërgimtarëve në Berlin po organizon protestë kundër spiunit rus si raportues për Kosovën në KE.

Sipas të dhënave të marra, e të bazuara në burime të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, kandidati rus për raportues për Kosovën ka qenë pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë, i njohur si GRU, në kuadër të kontigjentit rus të KFOR-it në Kosovë gjatë vitit 2001. Mirëpo, në këtë kohë dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në një skandal, i cili pati përfunduar me plagosjen e tij dhe të një qytetari shqiptar të Kosovës, shkruan Literal Media, percjell albinfo.ch
Përmes një postimi në Facebook që u bë nga organizata Love EU, bëhet thirrje për të kundërshtuar zgjedhjen e mundshme të ish-pjesëtarit të shërbimit sekret rus, Andrey Kondratyev.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkatdhetarë, Duke kundërshtuar zgjedhjen e mundshme të ish-pjesëtarit të shërbimit sekret rus Andrey Kondratyev si raportues për Kosovën në kuadër të Këshillit të Evropës, më 14 nëntor (e enjte), në Berlin, para Bundestagut Gjerman do të protestohet me moton LOVE EU, not GRU #notGRU.
Protesta do të fillojë në orën 09:00 në këtë adresë: Deutscher Bundestag: Marie Elisabeth Lüders Haus Adele Schreiber Krieger Straße 1.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani: Shkolla shqipe në Bocholt ka mbledhur fonde për riparimin e shkollës në Durrës Është bërë e ditur se shkolla shqipe në Bocholt të Gjermanisë ka mbledhur një fond prej...
-
Ka blerë online për 28.000 franga, nuk ka paguar asnjë cent: Dënohet kosovarja
-
Çfarë ushqimesh të shijshme ofron restoranti “Çka ka qëllu”
-
Diaspora shqiptaro-kanadeze dhuron 135 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti
-
Gezim Gashi, me ligjëratë në Universitetin prestigjioz “Harvard”
Jeta në Zvicër
-
Ka blerë online për 28.000 franga, nuk ka paguar asnjë cent: Dënohet kosovarja Të gjitha pikat e akuzës të marra së bashku “peshojnë” sipas gjykatës 14 muaj burgim efektiv....
-
Zvicra, e dyta në indeksin e zhvillimit njerëzor 2019
-
Sommaruga zgjidhet kryetare e Konfederatës Zvicerane për vitin 2020
-
Ligji i ri zviceran u lejon 14 javë pushim prindërve me fëmijë të sëmurë
-
Kujdes, këto fluturime mund të anulohen