Lajme

„Shota” , mysafire në Festivalin e Gjirokastrës

4 shoqëri kulturore nga Zvicra janë paraqitur bashkë në festivalin "Gjirokastra 2015".

  • Ne tupan, Shkendije Bytyci, nga "Shota"

 

Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota” në Zvicër, SHKA  “Dardania” nga Winterthuri, SHKA “Ilirët ” nga Llozana, grupi folklorik në Gjenevë “Rapsodët” dhe Ajshe Muriqi – Fetaj kanë marrë pjesë bashkërisht në Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar të Gjirokastrës në Shqipëri.

Agron Bajrami, drejtor i Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota”, sjell me fotografi atmosferën nga Kalaja dhe Qendra Historike e qytetit muze të Gjirokastrës.

Për këto shoqëri që kultivojnë prej vitesh folklorin shqiptar në diasporë është hera e parë që marrin pjesë në një nga ngjarjet më madhore folklorike, siç është Festivali i Gjirokastrës.