Lajme
Një person e ther me thikë gomën e veturës së Komunës
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në profilin e tij zyrtar ka publikuar një video, ku shihet një person me thikë duke prerë rrotën e makinës së Komunës.
Ahmeti ka thënë se kjo nuk mund të kuptohet ndryshe pos si kërcënim, transmetojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Statusi i plotë i Shpend Ahmetit:
Herët në mëngjes të shtunën një person e ka prerë me thikë rrotën e makinës së Komunës, të cilën e përdor për dalje në terren. Kjo nuk mund të kuptohet ndryshe pos tentim kërcënimi.
Kërcënimet e tilla janë të kota, pa marrë parasysh se nga kush vijnë dhe çka synojnë.
Rastin e kemi lajmëruar në polici, por meqenëse mediat po thërrasin menjëherë pas lajmërimeve në polici, këtë video po e postojmë vetë.
Kot e keni, kushdo që jeni!
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/videos/10159249486872166/?t=0
E-Diaspora
-
Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik Investitori nga Zvicra, Avni Orllati, ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme në... -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta












