Shqipëria
Shpërthen gripi i shpendëve, ndalohet importi i tyre nga 15 shtete
Ndalohet importi i shpendëve nga Gjermania, Franca, Italia, Kroacia, Polonia, Hungaria, Holanda, Belgjika, Danimarka, Lituania, Rumania, Çekia, Sllovakia, Ukraina, si edhe nga Izraeli.
Qeveria e Shqipërisë ka ndaluar importimin e shpendëve të gjallë dhe atyre të therur apo nënprodukteve të shpendëve nga 15 vende të Evropës dhe Izraeli. Shkak, është parandalimi i influencës avariare të shpendëve, i njohur ndryshe si gripi i shpendëve.
Ky vendim është tashmë i publikuar në fletoren zyrtare.
Urdhrin për ndalimin e tyre e ka lëshuar ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, transmeton AP, përcjell Albinfo.ch.
Vendet nga të cilat ky import, janë vende të Bashkimit Evropian dhe më gjerë në Evropë. Kështu, ndalohet importi i shpendëve nga Gjermania, Franca, Italia, Kroacia, Polonia, Hungaria, Holanda, Belgjika, Danimarka, Lituania, Rumania, Çekia, Sllovakia, Ukraina, si edhe nga Izraeli.
Ky vendim vjen pas disa sinjaleve të epidemisë së gripit të shpendëve në Evropë.
Mbi 1 mijë raste infektimi nga një virus i quajtur HPAI A(H5), është përhapur tek shpendët e egër dhe të butë në Evropë. Ky fakt, sipas Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore.
Pavarësisht faktit se një shqetësim i madh është ngritur, ekspertët evropianë pretendojnë se nuk ekziston një rrezik i lartë për përhapje të gjerë në popullatë.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit












