Lajme
Shqipëri: Asnjë humbje jete dhe 87 raste me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se asnjë person nuk ka humbur jetën nga Covid-19.
Janë kryer 1605 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 87 qytetarë, në këto bashki:
22 në Tiranë, 12 në Sarandë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Lushnje, Selenicë, Gjirokastër, Berat, 3 në Elbasan, nga 2 qytetarë në Prrenjas, Kuçovë, Memaliaj, Vlorë, Kamëz, Durrës, nga 1 qytetar në Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Kavajë, Dibër, Mallakastër, Delvinë, Devoll, Librazhd.
Janë 1182 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 212 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,672 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku./TCH
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?














