Shqipëria
Shqipëri: Brenda pesë viteve u dyfishua numri i turistëve
“Në pesë vjet ne kemi arritur të dyfishojmë numrin e turistëve”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit të përbashkët mes BE-së dhe BERZH-it për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.
“Kur them ne kemi arritur të dyfishojmë, Shqipëria ka arritur të dyfishojë numrin e turistëve. Sigurisht, ne besojmë që kemi pasur një rol jo të vogël në këtë rritje kaq domethënëse”, tha Rama.
Po ashtu, Kryeministri theksoi se turizimi ka shënuar rritje edhe krahasuar me katër muajt e parë të vitit të kaluar.
“Kjo është shumë e rëndësishme, sepse turizmi është ekonomi, është punësim, sigurisht edhe integrim. Sa më shumë turistë të vijnë në vendin tonë, aq më shumë njerëz do të kemi jashtë vendit tonë, që do të thonë të vërtetën mbi Shqipërinë, e cila ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë nga stereotipet dhe nga perceptimet e krijuara, pa e njohur atë nga afër”, tha Rama.
Kryeministri citoi po ashtu një investitor të huaj i cili vlerësoi Shqipërinë si një vend ideal për të gjithë ata që duan të investojnë në turizmin e të ardhmes, raporton ATSH, përcjell albinfo.ch.
“Sot paradite, unë prita një investitor të madh, i cili erdhi në Shqipëri, nuk e di pas shumë kohësh ftesa apo pritje dhe nuk mbaronte së më shprehuri se sa keq i vinte që Shqipëria që kishte imagjinuar ishte komplet pa lidhje me Shqipërinë reale dhe se sa i vonuar ndihej në ardhjen në këtë vend që, sipas tij, ishte një vend ideal për të gjithë ata që duan të investojnë në turizmin e të ardhmes”, tha Rama.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë Të premten, persona të panjohur hynë me forcë në një dyqan armësh në Wallbach, Aargau. Dy... -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë












