Lajme
Shqipëri: Diaspora i dhuron 5 mijë teste COVID-19 Ministrisë së Shëndetësisë
Në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u dorëzuan sot 5 mijë teste COVID-19, të dhuruara për Shqipërinë nga tre biznesmenë të Diasporës shqiptare.
Me moton “Së bashku të mbështesim Shqipërinë në luftën kundër COVID-19”, donacioni i sjellë në Tiranë në bashkëpunim me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare u dhurua nga Lazim Destani President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe themelues i kompanisë “Ecolog International”, Nazmi Viqa i kompanisë “Abbruch AWR” dhe Remzi Ejupi i “Eurokoha”.
Në ceremoninë e dorëzimit ishin Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Ministrja Mira Rakacolli, Ministri i Shtetit për Diapsorën, Pandeli Majko, si dhe Skënder Xhakaliu nga Ecolog, Gjermani, i cili përfaqësonte dy donatorëve Destani dhe Viqa. Ndërsa donatori i tretë pjesëmarrës ishte Remzi Ejupi nga “Eurokoha”.
Sasia prej 5 mijë testesh COVID-19 do t’i shërbejë Institutit të Shëndetit Publik për zgjerimin e kapaciteteve testuese të popullatës.
Operacioni për të ndihmuar vendet e tyre me ndihma për të përballuar situatën e pandemisë, ka nisur që në fillim të muajit qershor. Biznesmenët Lazim Destani, Nazmi Viqa dhe Remzi Ejupi, dhuruan 12 mijë teste COVID-19 për Kosovën, 1 mijë për Luginën e Preshës dhe dje 2 mijë copë për Maqedoninë e Veriut. Ndërsa nisma e tyre humanitare përfundoi sot në Shqipëri me 5 mijë të tilla, që iu dhuruan Ministrisë së Shëndetësisë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih ngrihet në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme Kjo është konsullata e dytë e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Zvicër, pas asaj në... -
Austri
Përleshje masive mes sirianëve dhe kosovarëve në Austri, shqiptohen dënime me burg -
Aprovohen mbi 7 mijë pako me fletëvotime nga mërgata, refuzohen 142 të tjera -
Shqiptarët në Holandë protestojnë në Hagë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës -
Gjermani
Gjermani: Burgim i përjetshëm për 28-vjeçarin me prejardhje nga Kosova që tentoi të vriste ish-partneren
Jeta në Zvicër
-
Ndahet nga jeta sociologu dhe ish-deputeti zviceran, Jean Ziegler Ai njihej edhe si mbështetës i pavarësisë së Kosovës. Merrte pjesë në demostratat që zhvilloheshin në... -
Zvicra, vendi i tretë më paqësor në botë -
Cyrihu nxjerr në ankand targën “ZH 26” për Vitin e Sportit -
Sulmuesit me sharrë elektrike në Schaffhausen i shtohen edhe 5 vite burg -
Basel-Stadt, kantoni i parë ku banorët me të drejtë vote janë në pakicë












