Shqipëria
Shqipëri, kriza politike shqetëson operatorët turistikë
Plot diell e ngrohtësi, muaji mars ka rikthyer gjallërinë në brigjet e Adriatikut këtë fundjavë. Edhe kroçeret turistike kanë sjellë turistë të huaj, duke çelur një sezon të hershëm, që premton të jetë i suksesshëm. Por klima e tensionuar politike në vend, ka shkaktuar shqetësim te operatorët turistikë shqiptarë, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
“Prenotimet kanë nisur që herët. Kanë nisur që vitin e kaluar dhe vazhdojmë prenotimet. Situata politike ka ndikim, pasi njerëzit duan të jenë të qetë e të relaksuar kur vijnë me pushime. Situata politike sigurisht që ndikon dhe presim që të zgjidhet sa më shpejt”, shprehet Nevila Dudaj, operatore turistike.
E ndërsa operatorët turistikë shpresojnë se politika do ta gjejë gjuhën e dialogut për të shmangur ndikimet negative në ekonominë e vendit, një nga artistet më të suksesshme shqiptaro-amerikane të make-up dhe ndikuese e bukurisë në rrjetet sociale, Vjosa Pacuku ka zgjedhur Durrësin për të pushuar.
“Kam shumë kujtime të bukura në Durrës. Prej kur kam qenë e vogël vija me familjen në Durrës dhe kam pasur shumë dëshirë që edhe pas 12 vjetësh të vij sërish në Durrës. Paska ndryshuar shumë Shqipëria. Isha mbrëmë në Tiranë dhe nuk e besoja që ishte kaq bukur. Është kënaqësi dhe Durrësi ka ndryshuar shumë”, u shpreh Vjosa Pacuku.
Ajo ka 14 vjet në profesion dhe suksesin do ta ndaj me të reja të tjera të apasionuara pas së bukurës.
“Këto vitet e fundit kam pasur shumë sukses dhe doja të vija që t’i frymëzoj dhe mësoj edhe vajzat e reja shqiptare se çfarë mund të bëjnë me jetën e tyre në Shqipëri”, tha Pacuku.
Vjosa nuk është e vetmja që pushon në bregdet e do të rikthehet sërish në prill. Shumë të tjerë kanë prenotuar për të pushuar në Durrës buzë Adriatikut.
“Prenotimet kryesore janë nga turistë amerikanë, anglezë, francezë e italianë dhe së fundmi kemi shumë interes nga hungarezët”, tregon operatorja turistike, Nevila Dudaj.
Për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje, operatorët turistikë po investojnë për të zgjeruar kapacitetet akomoduese dhe përmirësuar cilësinë e shërbimeve për turistët. E në këtë klimë të favorshme, i vetmi shqetësim mbetet siguria e cenuar nga paqëndrueshmëria politike dhe skenat që raportohen dhe në mediat e huaja.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër