Shqipëria

Shqipëri: Për shkak të motit merren masat për lundrimin sot dhe nesër

Në Shqipëri moti i keq ka prekur edhe bregdetin dhe si pasojë janë njoftuar masat e marra për sot dhe nesër, përcjell albinfo.ch.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar, në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj është ndaluar dhënia e lejeve për  nisje, duke filluar që sot në orën 12:00 për mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës, të cilat janë njoftuar për marrjen e masave të sigurisë, shkruan TCH.

Gjithashtu mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës janë paralajmëruar për kujdes, ndërsa janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave të sigurisë.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve, pasi të përmirësohen kushtet hidrometeorologjike.