Shqipëria
Shqipëri: Shtimi i udhëtarëve gjatë verës nxit rritjen e çmimit të biletave
Në muajt e verës, fluksi i pasagjerëve pritet të rritet dhe udhëtimi do të kushtojë më shtrenjtë, pavarësisht se monopoli i Rinasit praktikisht do të bjerë me hapjen e pistës së Kukësit
Njoftimi për rihapjen e kufijve ajrorë është shoqëruar me rritjen e çmimit të biletave nga aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë.
Në muajt e verës fluksi i pasagjerëve pritet të rritet dhe udhëtimi do të kushtojë më shtrenjtë, pavarësisht se monopoli i Rinasit praktikisht do të bjerë me hapjen e pistës së Kukësit.
Duke kërkuar në faqet zyrtare që pasqyrojnë fluturimet dhe ofertat për çmimet e biletave, në periudhën kohore nga 1 korriku deri në 31 gusht, mund të gjesh biletën më ekonomike për Frankfurt në datën 7 korrik dhe atë më të shtrenjtë në fund të muajit gusht, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Po ashtu edhe Milano e Vjena, në të cilat gjatë pandemisë mund të sigurojë një biletë vajtje me çmim 20-30 euro, gjatë verës çmimi mesatar i biletave për një destinacion shkon në 200 deri në 300 euro.
E njëjta linjë çmimesh prek edhe fluturimet drejt Athinës, aty ku bileta më e lirë që shitet sot përkon me datën 28 gusht, dhe më e shtrenjta 3 korrik.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













