Shqipëria
Shqipëri: Vala e re e virusit me 12 mijë raste në javë, autoritetet paralajmërojnë për “gripin australian” që po prek Evropën
Autoritetet shëndetësore janë në gatishmëri për shkak të një vale të re infeksionesh respiratore që po përhapet me shpejtësi. Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar rreth 12 mijë raste në të gjithë vendin, ndërsa në Europë po qarkullon një formë e re e “gripit australian”, që përfshin virusin AH3N2.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), pavarësisht rritjes së ndjeshme të rasteve të infeksioneve respiratore, deri tani nuk janë izoluar raste të konfirmuara me grip.
“Kemi rreth 12 mijë raste në javë, por ende nuk kemi kapur gripin,” deklaroi specialisti i ISHP-së, Artan Simaku.
Në qendrat shëndetësore është vënë re një fluks pacientësh me simptoma të ngjashme me gripin temperaturë të lartë, kollë, bronkit dhe otit, shpesh të shkaktuara nga viruse respiratore. Mjekët theksojnë se shumë persona nuk paraqiten për vizitë ose testim, gjë që nënvlerëson shifrat e raportuara.
Specialistët këshillojnë që vaksinimi kundër gripit të kryhet sa më shpejt, për të shmangur komplikacionet në momentin kur virusi të fillojë qarkullimin aktiv në vend.
“Në Europë janë regjistruar raste me AH1N1 dhe AH3N2. Ne disponojmë vaksina që mbrojnë nga këto shtame virale,” shtoi Simaku.
Krahas gripit sezonal dhe COVID-19, autoritetet paralajmërojnë se virusi respirator sinsicial (RSV) mund të rëndojë më tej situatën, veçanërisht tek fëmijët nën 5 vjeç, të cilët mbeten më të rrezikuarit.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë Buna Latifi shpallet më e mira në “Montenegro Guitar Festival”, fiton vendin e parë me pikë... -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga












