Lajme
Shqipëria fillon me regjistrimin e emigrantëve kudo që ndodhen
Emigrantët prej 25 vitesh janë një prej burimeve kryesore të të ardhurave në Shqipëri por nuk mund të votojnë pasi janë jashtë vendit.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama premtoi se po punohet për t’i dhënë këtë të drejtë të gjithë shtetasve që hjetojnë në emigracion.
Kjo sipas tij do të vijë si hap i mëtejshëm, pas hapit të parë të regjistrimit të shqiptarëve kudo që ndodhen.
“A do të votojnë emigrantët në zgjedhjet e ardhshme, këtë përgjigje s’mund ta japim pasi janë shqiptarët ata që duhet të regjistrohen në fillim. Është hata e madhe. Janë bërë fushata nga 1992 në Greqi apo Itali. Zotohen se do të votojnë emigrantët në çdo proces zgjedhor. Ky nuk është një proces i lehtë, por si ka mundësi që askush që mori pushtetin nuk bëri asnjë hap për t`i regjistruar. Është kollaj të thuash që u zgjodhët ju prandaj po ikin shqiptarët’, ndërkohë që arsyet e ikjes së shqiptarëve janë shumë më të thella në histori” , përcjellin mediet e Tiranës deklaratën e Ramës, trasnmeton albinfo.ch.
Problemi i mungesës së një sistemi të mirëfilltë adresash në Shqipëri është thënë të jetë një gabim i rëndë i shtresës politike 25-vjeçare në Shqipëri.
Më tej, ai e vlerësoi si mjaft të rëndësishëm projektligjin “Për regjistrimin e emigrantëve”, që sipas Ramës, do t’i shërbejë çdo shqiptari për të marrë shërbimet e shtetit shqiptar në vendin ku jeton.
“Ata që migrojnë për të realizuar një shpresë, dhe sigurisht me nxitjen e brendshme se do të gjejnë një jetë më të mrië, janë një pasuri që asnjë shtet dhe asnjë shoqëri, nuk ka luksin ta lërë jashtë. Shqipëria, dhe për shkak të mungesës së një shteti serioz, ka 25 vjet, çerek shekulli që këtë pasuri e ka lënë jashtë.”, – tha Rama.
Ministria e Brendshme ka nisur prezantimin e projektligjit “Për regjistrimin e emigrantëve”.
Siç raportojnë mediet nga Tirana, Ministri i Brendshëm Tahiri, u bëri thirrje të gjithë emigrantëve të regjistrohen, pasi në këtë mënyrë do të marrin shërbimet e shtetit të tyre edhe pse mund të jenë mijëra kilometra larg.
Emigrantët mund të jenë pjesë e këtij procesi përmes regjistrimit fizik ose online.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit Rritja e çmimeve të pronave, shërbimeve luksoze dhe fuqia e frangës zvicerane e kanë renditur Cyrihun... -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër -
Kondicionerët shiten me ritëm rekord në Zvicër mes valës së të nxehtit -
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe










