X

Na ndiqni:

 Kosova

Shqipëria i jep Kosovës një pikë doganore në Durrës?

Kur, javën e ardhshme, më 27 nëntor Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e përbashkët, pritet të diskutohet edhe mundësia e hapjes së një pikë doganore të Kosovës në portin e Durrësit

Më 27 nëntor Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e përbashkët në të cilën do të diskutohet bashkëpunimi në fushën e ekonomisë. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Halil Matoshi ka konfirmuar për Indeksonline se mbledhja mbahet në qytetin  e Korçës, në të cilën pritet ratifikimi i disa marrëveshjeve ku fokusi thelbësor i kësaj mbledhje do të jetë shkëmbimi ekonomik.

“Është krijuar një traditë e mirë që të mblidhen dy qeveritë ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, dhe në këtë vazhdë, mbledhja e radhës do të mbahet në Korçë ku në fokus do të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve për lehtësira për bizneset nga e të dyja shteteve”, ka thënë Matoshi.

Ai ka theksuar gjithashtu se si pikë e rendit të kësaj mbledhje do të jetë edhe hapja e një pike e cila do të merret më çështjet doganore në Durrës.

“Do të bisedohet edhe për mundësinë e hapjes së një pike e cila do të merret me çështjet doganore mirëpo gjithnjë edhe kjo do të jetë në funksion të marrëveshjeve përkatësisht një bashkëpunimi më të thelluar midis dyja shteteve. Sigurisht që republika e Shqipërisë jo vetëm në sensin politik por edhe atë ekonomik brenda kapaciteteve të veta do ti dal në mbrojtje Kosovës”, ka përfunduar Matoshi, transmeton Indeksonline.


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë