Kosova
Shqipëria, “Maldivet e Evropës”
Udhëtimi drejt këtij arkipelagu përfshin një fluturim të gjatë, me një çmim të lartë; me të paktën 2,000 funte për një javë qëndrimi në ato vila të lakmuara mbi ujë gjatë pikut të sezonit – nga dhjetori në prill
Maldivet janë një destinacion ëndrrash për shumë turistë, por gjithashtu është një fluturim i gjatë dhe i shtrenjtë. Megjithatë, ekziston një alternativë shumë më e lirë që është më pranë – dhe po aq e bukur, shkruan Milo Boyd për të përditshmen britanike “Express”.
Maldivet, me shtrirjet e gjera të plazheve të pacenuara me rërë të bardhë dhe detin blu idilik, natyrisht tërheqin vizitorë nga e gjithë bota. Megjithatë, ekzistojnë një sërë arsyesh bindëse pse disa mund të tërhiqeni nga një udhëtim i tillë.
Udhëtimi drejt këtij arkipelagu përfshin një fluturim të gjatë, me një çmim të lartë; me të paktën 2,000 funte për një javë qëndrimi në ato vila të lakmuara mbi ujë gjatë pikut të sezonit – nga dhjetori në prill.
Shqetësimet mjedisore janë gjithashtu të mëdha pasi vendi po përballet me kërcënime ekzistenciale nga nivelet e përshkallëzuara të detit, duke i nxitur vizitorët e ndërgjegjshëm për klimën – të rishqyrtojnë planet e tyre të udhëtimeve, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, ekziston një alternativë më pranë për këtë parajsë të largët. Shqipëria, e quajtur “Maldivet e Evropës”, krenohet me plazhe po aq mahnitëse dhe ujërat e pastra kristal përgjatë Rivierës së saj të mrekullueshme.
Edhe pse vazhdimisht po fiton popullaritet, kjo perlë mbetet një opsion ekonomik në krahasim me pikat e tjera të nxehta evropiane.
“Qëndrimet luksoze ofrohen me çmime të përballueshme – me disa akomodime në plazh që kushtojnë 20 funte nata”, raporton “Mirror”.
Edhe ngrënia jashtë nuk do të dëmtojë buxhetin tuaj, ushqimet dhe pijet shpesh kushtojnë rreth 15 funte.
Shqipëria, me ujërat e saj të kristalta dhe plazhet e bardha të pacenuara, është bërë një temë e nxehtë mes turistëve falë videove virale në TikTok – që e krahasojnë atë me Maldivet, me Ksamilin që e shpall një nga vendet më të lira evropiane.
Dhe, për fat, fluturimet për në Shqipëri janë çuditërisht të përballueshme, me “Ryanair” që ofron bileta vajtje-ardhje për në Tiranë për 30 funte.
Linja ajrore buxhetore ofron fluturime drejt Tiranës nga Birmingham, Bristol, Mançester, Edinburg dhe Londër Stansted.
Për më tepër, “Wizz Air” ofron fluturime ditore nga Luton për në Tiranë të disponueshme për nën 50 funte në maj.
Shqipëria krenohet me kostot më të ulëta të jetesës në Evropë, me dhomat e hoteleve në qendër të qytetit në Tiranë që kushtojnë më pak se 30 funte, përfshirë mëngjesin.
Apartamentet buzë plazhit përgjatë bregut të Adriatikut ofrojnë pak më shtrenjtë.
Nëse zgjidhni të qëndroni në Dhërmi, mund të eksploroni çdo ditë një plazh të ri. Një drekë e këndshme buzë plazhit në zonë kushton vetëm rreth 10 funte për person.
E-Diaspora
-
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë Dr. Mefail Muji, specialist i sëmundjeve të mushkërive (pulmolog), prej kohësh është një emër i njohur... -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë Të premten, persona të panjohur hynë me forcë në një dyqan armësh në Wallbach, Aargau. Dy... -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë












