Kosova

Shqipëria ndërpren marrëdhëniet me Serbinë?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për media ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të rrëmbyer më 14 qershor nga njësitet speciale të policisë së Serbisë.

Ai thotë se me Serbinë aktualisht mund të diskutohet vetëm për lirimin e policëve dhe asgjë tjetër.

“Pa u liruar ata të tre, e kotë të diskutohen të tjera, nuk bëhet dot asgjë, unë nuk jam i ëmbël me Albinin, do të bëja njësoj të njëjtën gjë. Ne nuk do ndalojmë tregtinë, por s’ka marrëdhënie, s’ka komunikim, çdo komunikim në çdo nivel me Serbinë do të jetë “lironi policët”. Këto punët me kamionë i ka qejf Albini, unë nuk di t’i jap kamionit”, deklaroi Rama, përcjell albinfo.ch.

Ai theksoi se kjo situatë është e dëmshme për rajonin, për procesin e Ballkanit të Hapur dhe vetë Serbinë.

Nuk ka asnjë takim, asnjë zhvillim tjetër, sa i takon Ballkanit të Hapur, theksoi Rama, sa kohë policët janë në burg, përcjell albinfo.ch.