Shqipëria
Shqipëria në tensione politike nga veriu në jug
Shqipëria po përjeton tensione politike nga veriu në jug, ndërsa zgjedhjet vendore të 30 qershorit po afrohen në kushtet kur presidenti ka deklaruar anulimin e tyre, ndërsa Qeveria kërkon të votohet me çdo kusht më 30 qershor.
Prej rreth 48 orësh në të gjitha bashkitë ku qeveris opozita në Shqipëri ka pasur tensione e në disa raste përleshje mes policisë bashkiake e asaj të rendit për shkak të qendrave të votimit apo, siç njihen, KZAZ-ve, shkruan sot Koha Ditore.
Bashkitë e djathta kërkojnë lirimin e ambienteve që administrohen prej tyre në zbatim të dekretit të presidentit, nga ana tjetër policia mbron këto ambiente me urdhër nga Qeveria.
Ndërkohë që mazhoranca ka bërë gati Ligjin për ashpërsim të Kodit Penal për krimet zgjedhore, i cili pritet të miratohet në seancën parlamentare të së enjtes (sot).
Sipas nismës së miratuar nga komisioni, të gjithë personat që do të kryejnë krime zgjedhore, duke cenuar zgjedhjet dhe sistemin demokratik, nuk do të shkelin dot jashtë territorit të Shqipërisë për 5-10 vjet.
Pas ngjarjeve të regjistruara të martën dhe të mërkurën në bashkitë që drejtohen nga opozita në Shqipëri ka reaguar edhe prezenca e OSBE-së në Tiranë, shkruan KTV, përcjell Albinfo.ch.
“Prezenca e OSBE-së i dënon me forcë sulmet e dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri. Të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor. Çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, përbën shkelje të ligjit, pengon përparimin e vendit dhe njollos reputacionin e tij ndërkombëtar. Jo vetëm autorët e dhunës, por edhe nxitësit e saj duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. Ne bëjmë thirrje që autoritetet shtetërore të ndërmarrin të gjitha masat, sipas legjislacionit në fuqi, për të hetuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit e dhunës. Gjithashtu, u bëjmë thirrje organizuesve të protestës së të premtes të sigurojnë një protestë paqësore. Në përputhje me mandatin e saj, prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme t’i mbështesë shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri.
Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar për zhvillimet e fundit në Shqipëri. Ai e cilëson gjithçka të parashikuar, duke e quajtur aksionin e opozitës nëpër KZAZ “revolucion imagjinar me punonjësit e bashkive blu”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji Fikri Hajdari pjesë e projektit kërkimor në Universitetin e Oslos... -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë Nga sistemi politik dhe shumëgjuhësia, te Alpet, teknologjia dhe standardi i lartë i jetesës – Zvicra... -
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand”















