Kosova
Shqipëria qëndron më stabile në rajon për sa u përket vdekjeve nga Covid-19
Rastet me COVID-19 janë rritur ndjeshëm gjatë dy javëve të fundit në Shqipëri, ku sipas ekspertëve, kjo gjë i atribuohet më së shumti variantit Delta, i cili ka kapluar gjithë botën.
Në vetëm pak ditë, incidenca javore në Shqipëri është rritur ndjeshëm me rreth pesëfish më shumë nga sa ishte në fillim të gushtit.
Por, përtej këtij fakti, nëse krahasohet me rajonin, apo edhe me një pjesë të Evropës e botës, shifrat shqiptare janë më optimiste, sipas publikimeve që paraqet revista shkencore Our World in Data, transmeton Ap, përcjell Albinfo.ch.
Në Ballkan, është Kosova ajo që mbart incidencën më të lartë javore të rasteve, me mesatarisht 1 mijë e 20 raste për milion banorë. Mali i Zi e ndjek nga afër atë, me 1 mijë e shtatë raste për milion banorë.
Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Serbia, kanë të gjitha incidencë më të lartë javore se sa Shqipëria. Ndërsa, për raste të reja, është Bosnjë dhe Hercegovina, e vetmja që ka numër më të ulët se sa vendi ynë.
250 raste të reja për milion banorë, është mesatarja shtatëditore e Shqipërisë.
Kjo mesatare është edhe më e mirë se sa ajo e SHBA-së, të cilët ndalen në shifrën 469. Bashkimi Evropian gjithsesi ka një mesatare më të ulët, me 138 raste për milion.
Mbretëria e Bashkuar, me një fushatë shumë të mirë vaksinimi, ka një incidencë në shifra thuajse të dyfishuar krahasimisht me Shqipërinë.
Vdekjet, minimale
Përtej rasteve të reja, me rëndësi shumë të lartë janë edhe vdekjet nga COVID-19. Sërish në shifrat e Our World in Data, Shqipëria renditet me numrin më të ulët të vdekjeve në rajon, madje më poshtë edhe se mesatarja e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian.
Maqedonia e Veriut është ajo me vdekjet më të larta për banor. Mesatarisht, 12.76 për milion banorë. Më pas ndjek Mali i Zi me 10.24 vdekje për milion.
Kosova sërish është në shifra të larta. Vdekjet për milion banorë janë 7.10 aty, rreth nëntë herë më të larta në Shqipëri.
Diçka më ulët në rajon për vdekje janë Greqia, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Serbia. Gjithsesi, Shqipëria është akoma më ulët, me vetëm 0.66 vdekje ditore për milion banorë.
Kjo shifër, është pesë herë më e ulët se sa SHBA-ja. Thuajse tri herë më e ulët se Mbretëria e Bashkuar. Po ashtu, më e ulët se sa mesatarja e Bashkimit Evropian, që shkon në 0.99 vdekje ditore për milion banorë.
Në krahasim me gjithë botën, vdekjet nga COVID-19 në Shqipëri janë të përgjysmuara.
Madje, janë shumë të pakta shtetet, të cilat kanë numër kaq të ulët vdekjesh, ku radhiten Gjermania, Hungaria apo Sllovenia.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit Linja e mundshme do të lidhte qytete si Gjeneva, Cyrih dhe Bazelin me Londrën përmes Francës... -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut













