Lajme
Shqipëria refuzon ftesën e Putinit
Shqipëria i ka kthyer përgjigje negative ftesës së presidentit rus, Vladimir Putin për të marrë pjesë në 70-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore
Derisa Qeveria e Serbisë ka konfirmuar pjesëmarrjen në paradën ushtarake të Rusisë për të festuar 70-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, autoritet shqiptare i janë përgjigjur negativisht Moskës zyrtare. Sipas Qeverisë në Tiranë, ushtra shqiptare nuk do të jetë e pranishme në Moskë.
Përgjigja negative e Shqipërisë ka qenë në koordinim me vendet e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve, të cilat kanë refuzuar Rusinë për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë.
“Në ceremoni të tilla ftohen krerët e shteteve. Gjithsesi, qeveria shqiptare e ka dënuar ndërhyrjen ruse në territorin ukrainas dhe i është bashkuar komunitetit euro-atlantik në qëndrimet e mbajtura. Ne jemi në të njëjtën linjë me partnerët tanë strategjikë”, thonë burime zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.
Ftesa për “superparadën” e 9 majit është refuzuar nga liderët e BE-së, Angela Merkel dhe David Cameron, për shkak të krizës së Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë. Kancelarja gjermane i ka thënë “jo” kësaj ftese që në datën 11 mars, shkruan shekulli.
Ndryshe, presidenti serb, Tomislav Nikoliç dhe komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura e kanë pranuar ftesën e ministrit të Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoigu dhe kanë rënë dakord që ushtarët serbë të marrin pjesë në paradën ushtarake të 9 majit, raportojnë mediet serbe.
Federata e Rusisë ka ftuar forcat e armatosura të 16 shteteve mike, anëtarë të koalicionit anti-Hitler, duke përfshirë edhe Serbinë. 10 prej tyre e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, dy kanë refuzuar ftesën dhe mbeten ende katër vende që nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.
Pak ditë më parë presidenti çek, Milos Zeman deklaroi se do të merrte pjesë në ceremoni, madje duke ngrirë marrëdhëniet me SHBA, ndërsa sot mediet çeke raportojnë se Presidenti duhet ta vetëfinancojë vizitën në Moskë. Zeman është i vetmi lider në BE, i cili ka pranuar deri më tani ftesën për t’iu përgjigjur marshimit në Moskë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve Udhëtarë që kalojnë tranzit nëpër Serbi thonë se automjetet me targa të huaja po ndalohen për... -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë po ndërton një karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor -
Londër
Sopranoja Anila Aliu debuton me sukses në Londër
Jeta në Zvicër
-
Valët e të nxehtit do të bëhen “normaliteti i ri” në Zvicër Klimatologu i ETH Zurich, Reto Knutti, paralajmëron se ndryshimet klimatike kanë rritur temperaturat me afro 3... -
Mbyllet pas 156 vitesh ëmbëltorja historike në Zvicër -
Në prag të pushimeve verore, aeroportet paralajmërojnë për pritje të gjata -
Fituesi fatlum fiton çmimin e madh të EuroMillions: 73.93 milionë franga -
Më pak qëndrime nate gjatë majit, në Zvicër













