Shqipëria

Shqiptarët edhe në këtë vend mund të udhëtojnë pa viza

Mbretëria e Arabisë Saudite është vendi i radhës i cili ka hequr vizat për shtetasit shqiptarë.

Qeveria shqiptare ka miratuar zyrtarisht një memorandum me Qeverinë e Arabisë Saudite për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe private, raportojnë mediat shqiptare.

Ky është një vendim që është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe hyn në fuqi menjëherë, përcjell albinfo.ch.

Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të shkojnë në Arabinë Saudite, për punë apo edhe për pushime.