Lajme
Shqiptari i vë zjarrin qelisë në burgun e Zug-ut
Bëhet fjalë për një 34-vjeçar shqiptar, siç bënë të ditur të premten organet e rendit të Kantonit të Zugut
Një i burgosur i JVA Bostadel në Menzingen të Kantonit ZG ka tentuar t`i vejë zjarrin qelisë së tij. Kjo ka rezultuar në një shpërthim të fuqishëm të tymit, transmeton albinfo.ch. Për pasojë, i burgosuri është dërguar në spital me dyshimin se ka thithur shumë tym.
Siç është konstatuar më vonë, i burgosuri kishte tentuar t’i vinte zjarrin qelisë së tij në katin e parë të bodrumit pak para orës 13:45 të ditës së djeshme (e premte). Bëhet fjalë për një 34-vjeçar shqiptar, siç bënë të ditur të premten organet e rendit të Kantonit të Zugut.
Shërbimi i shpëtimit dhe policia e Zugut janë mobilizuar në vendin e ngjarjes me disa automjete dhe rreth 40 persona, shkruan luzernerzeitung.ch. Shërbimet e emergjencës kanë arritur të shuajnë shpejt zjarrin.
Për shkak të tymit të dendur, pas punimeve të fikjes u desh të evakuoheshin disa pavijone qelish.
Gjithsej 17 punonjës të JVA Bostadel, zjarrfikës dhe 14 të burgosur të tjerë janë ekzaminuan për dëmtime shëndetësore nga shërbimi i shpëtimit në Zug, përcjell albinfo.ch. Të gjithë personat e kontrolluar kanë rezultuar të padëmtuar. Tani janë duke u hetuar rrethanat dhe shkaqet e sakta të zjarrit.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














