Lajme
Shtatë kosovarë në pranga për trafikim me emigrantë
Kapet në Kosovë pjesa e rrjetit ballkanik të krimit të organizuar. Shtatë kosovarë janë arrestuar për trafikim me emigrantë
Policia e EULEX-it (Misioni i BE-së për sundim të Ligjit) në bashkëpunim me njësinë speciale të Policisë së Kosovës, kanë arrestuar të enjten në Kosovë shtatë persona të përfshirë në një rrjet ballkanik të trafikimit me njerëz.
Të dyshuarit i përkasin një rrejti transnacional të krimit të organizuar, ndërsa akuzohen se kanë kontrabanduar emigrantë, kryesisht kosovarë, por edhe aziatik në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.
“Sot në mëngjes janë arrestuar shtatë të dyshuar dhe janë bastisur tetë lokacione në një operacion të kryer nga një ekip i përbashkët hetues të njësisë së policisë së EULEX-it për hetimin e krimit të organizuar dhe Departamentit për krim të organizuar të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Arrestimet, siç raporton KTV, pasojnë dy operacione të mëhershme nga ekipi i përbashkët hetues në Kosovë, në dhjetor 2011 dhe në prill 2012, në të cilat janë paraburgosur anëtarët e tjerë të supozuar të grupit të njëjtë kriminal.
Më 11 dhjetor 2012 është ngritur një aktakuzë kundër të dyshuarve të arrestuar më parë. Operacioni po ashtu përkon me arrestimin e dyzet e pesë anëtarëve të tjerë të dyshuar të grupit kriminal, i cili dje ndodhi në rajonin e Ballkanit, Kroaci, Bosnje dhe Slloveni.
E-Diaspora
-
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve Shqipëria do të ngjitet në skenë në pozitën e pestë me këngën “Nân”. ... -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen -
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg













