Koronavirusi: çast pas çasti
Shtetet evropiane fillojnë të lëshojnë pe
Disa vende evropiane kanë filluar me masa më lehtësuese, për shkak të gjendjes së krijuar me koronavirus
Rastet me koronavirus kanë filluar të bien në disa shtete evropiane. Gjithashtu edhe pasojat në ekonomi sa vijnë e shtohen dhe kjo ka bërë që disa vende evropiane kanë filluar me masa më lehtësuese, përcjell albinfo.ch.
Në Austri dhe Çeki, dyqanet e vogla do të hapen më 15 prill.
Ndërkohë, në Danimarkë, shkollat do të rihapen më 15 prill.
Edhe Gjermania ka filluar të lëshojë pe. Nëse vazhdon me këtë ritëm, pritet që edhe në Gjermani të ketë më shumë liri të lëvizjes, përcjell tutje albinfo.ch.
Raportet në Itali tregojnë se kufizimet mund të lehtësohen më 4 maj. Italia është një nga vendet më të prekura në Evropë dhe në botë.
Optimizëm ka edhe në Spanjë, ku kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se më në fund, vendi mund të jetë duke kaluar më të keqen e shpërthimit të pandemisë.
Më 7 prill, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk ka rekomandime të qarta për vendet dhe rajonet lidhur me lehtësimin e masave ndaj pandemisë, por u kërkoi atyre që të mos i heqin ato shumë herët.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën