Shqipëria
Shumë shtetas të Shqipërisë përdorin fëmijët, me qëllim që të fitojnë azilin
Shumë shtetas të Shqipërisë përdorin fëmijët, me qëllim që të fitojnë azilin
Katër shtetas të Shqipërisë janë vendosur nën hetim për braktisje të të miturve, pasi, siç rezulton, ata janë rikthyer duke i lënë fëmijët jashtë vendit me qëllim azilin.
Ata u ndalën në aeroport nga ku më herët kishin kaluar së bashku me fëmijët. Sipas “Top Channel” rastet e braktisjes së fëmijëve për qëllim azili janë regjistruar në shumë vende të Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Sipas policisë italiane për çdo muaj mesatarisht 70 të mitur shqiptarë dorëzohen pranë shërbimeve sociale duke u vetëdeklaruar të braktisur nga prindërit.
Matilda Tyli, ndihmëskomisionerja për mbrojtjen e të miturve pranë Avokatit të Popullit shprehet se të njëjtën skemë prindërit shqiptarë po e përdorin për fëmijët e tyre edhe në Britani dhe Francë.
Deri më tani, Gjykata e Tiranës ka dënuar dy shtetas, pasi, sipas hetimeve, rezultojnë nga sistemi TIMS të kenë udhëtuar jashtë vendit me fëmijët e tyre, por janë kthyer pas pa ta.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












