Koronavirusi: çast pas çasti

Si duhet të sillemi në kohën e koronavirusit

Koronavirusi e ndryshoi mënyrën si sillemi dhe si e shohim jetën brenda natës

Në fakt, brenda një jave ose pak më shumë na u desh të mësoheshim me lëvizjen me orare, me qëndrimin në shtëpi goxha më gjatë nga normalja, me maskat dhe xhelin antibakterial, me ankthin dhe panikun.

Por, s’jemi mësuar tërësisht me etikën e sjelljes kur jemi në market apo kur jemi duke shkuar në market/punë. Ku tjetër do të shkojmë.

Sipas “The Guardian”, në market duhet të ruajmë të paktën dy metra distancë nga klientët e tjerë.

Nëse ndjeni që keni dikë pas shpine, kërkoni pa turp, “Ju lutem, largohuni” ose “Ju lutem, mbani distance”, përcjell albinfo.ch.

Keni gjithë të drejtën e botës të kërkoni hapësirë. E njëjta gjë vlen edhe kur jeni duke pritur në rradhë diku.

Ndërsa kur jeni duke ecur, përpiquni të shmangni turmat e njerëzve dhe ruani distancën nga të tjerët. Bëni çmos të mos prekni kangjella, shtylla, dyer etj. Duart mbajini për vete.

Pjesa tjetër, e kollitjes dhe tështimës në brendësi të bërrylit, mendojmë se ju është ingranuar në tru.