Koronavirusi: çast pas çasti
Si NUK duhet ta vendosni maskën?
Maskat me ngjyra, stile dhe materiale të ndryshme u shfaqën në fytyrat e njerëzve përreth nesh dhe u bënë përditshmëri jona që nga fillimi i pandemisë.
Ndërsa është një lajm i mirë që shumë njerëz janë duke e bërë pjesën e tyre për ta ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, lajmi i keq është se shumë prej tyre janë duke vendosur maskat gabim.
“Vendosja e maskës merr pak kohë për t’u mësuar, pa dyshim. Me shumë gjasë ju e keni vendosur maskën ashtu si duhet nëse ju duket sikur po ju merret fryma”, ka thënë Dr. Scott Segal, shefi i anesteziologëve në Qendrën Shëndetësore për Baptizmin “Wake Forest”.
Një nga gabimet më të mëdha që njerëzit bëjnë është që i lëvizin maskat e tyre dhe i tërheqin poshtë hundës ose e heqin krejtësisht nga fytyra duke e lënë vetëm poshtë mjekrës, transmeton Klan Kosova.
“Nuk duhet ta lëvizni dhe ta tërhiqni maskën tuaj poshtë mjekrës, derisa jeni jashtë. Nëse vendosni që të mbani maskë, atëherë mbajeni si duhet”, ka thënë Shan Soe-Lin, ligjëruese në Institutin për Çështje Globale “Yale Jackson”.
Më poshtë janë disa rregulla se si DUHET dhe NUK DUHET ta vendosni maskën:
❌
MOS e vendosni maskën poshtë hundës tuaj
❌
MOS e leni mjekrrën e ekspozuar
❌
MOS e vendosni maskën tuaj lirshëm duke lënë hapësira anash
❌
MOS e vendosni maskën ashtu që mbulon vetëm majën e hundës tuaj
❌
MOS e shtyni maskën poshtë mjekrrës që ta leni në qafë
✔️
VENDOSNI maskën ashtu që ajo të jetë deri lart afër ‘urës’ së hundës tuaj dhe poshtë mjekrës. Bëni më të mirën për të shtrënguar lidhëset në mënyrë që maska të jetë e fiksuar në fytyrën tuaj, pa hapësira anash.
Pasi ta keni gjetur pozicionin e duhur për vendosjen e maskës, ndiqni këto rregulla për të qëndruar të sigurt:
Lani duart tuaja gjithmonë para dhe pasi ta vendosni maskën.
Përdorni lidhëset për ta vendosur dhe për ta tërhequr maskën.
Mos e prekni pjesën e përparme të maskës kur e hiqni.
Për ata që jetojnë në banesa, vendoseni dhe hiqeni maskën derisa jeni brenda banesës tuaj. Ashensorët dhe shkallët mund të jenë zona me kontaminim të lartë.
Lajeni dhe thajeni maskën tuaj – nga materiali – çdo ditë dhe mbajeni në një vend të pastër dhe të thatë.
Mos keni një sens të rremë të sigurisë.
Mos harroni, maskat ofrojnë mbrojtje të kufizuar dhe kanë efekt të plotë vetëm kur kombinohen me larjen e vazhdueshme të duarve me ujë dhe sapun dhe distancën sociale.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Rekord i ri i krimeve të motivuara politikisht në Gjermani Vitin e kaluar në Gjermani numri i krimeve të motivuara politikisht të raportuara në polici arriti...
-
Itali: Shqiptari goditi me çekiç bashkëshorten, arrestohet nga policia
-
Xhaka-Gjimshiti nesër përballen për trofeun e Europa League
-
Muharrem Salihu, i gatshëm për deputet në Parlamentin Evropian
-
Inteligjenca e mërgimtarit shqiptar vlerësohet lart, kualifikohet në finalen e kampionatit të matematikës
Jeta në Zvicër
-
Studiuesit zviceranë zbulojnë çokollatë më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme Shkencëtarët në institutin federal të teknologjisë ETH Cyrih kanë zhvilluar një lloj të ri çokollate që...
-
Zviceranët humbasin punën mesatarisht dy javë në vit
-
Zvicra fton Xhemailin në ndeshjet kualifikuese për Evropian
-
Testi, i detyrueshëm për ukrainasit që duan të vazhdojnë vozitjen në Zvicër
-
Migros do të largojë 150 punëtorë nga pika në Cyrih