Koronavirusi: çast pas çasti

Situata në kufijtë e disa shteteve evropiane

Pandemia Covid-19 ka bërë shumë shtete të mbyllin kufijtë, megjithatë, tashmë kanë filluar masat lehtësuese

Covid-19 ka paralizuar ekonominë botërore, ku humbjet janë të mëdha. Fluturimet janë ndaluar mes shteteve, por me kalimin e kohës kanë filluar masat lehtësuese, shkruan albinfo.ch.

Shqipëria ka bërë të ditur se do të hapë kufijtë ajror dhe tokësor më 18 maj.

Megjithatë, do të ketë më shumë rregulla, si ajo e distancës apo higjienës.

Për momentin, është e pamundur të shkoni me pushime, me tren ose me veturë në një vend kufitar apo me aeroplan mijëra kilometra larg.

Sipas raportit të datës 29 Prill 2020, nga 217 destinacione në botë, 45% kanë mbyllur tërësisht ose pjesërisht, kufijtë e tyre për turistët. 30% i kanë pezulluar, tërësisht ose pjesërisht, fluturimet ndërkombëtare, 18% ndalojnë hyrjen për udhëtarët nga vendet specifike ose për atë që kanë qenë në tranzit në destinacione specifike, ndërsa  7% ose zbatojnë masa që lidhen me vizën, ose zbatojnë masa të ndryshme siç janë karantina ose masa të izolimit për 14 ditë, shkruajnë mediat shqiptare.

Polonia: pasi mbylli kufijtë e saj për të huajt, anuloi fluturimet e brendshme të hënën deri në njoftimin e mëtejshëm.

Gjermania: Vendi ka njoftuar mbylljen virtuale të kufijve të tij edhe me vendet Shengen me Francën, Luksemburgun, Zvicrën, Austrinë dhe Danimarkën. Vetëm punëtorët ndërkufitarë dhe mallrat do të jenë në gjendje të lëvizin.

Austria: ka zbatuar mbylljen virtuale të kufirit të saj me Italinë duke zbatuar kontrolle të rrepta në jug të vendit në pikat e kryqëzimit të përdorura nga shoferë të cilët tani duhet të paraqesin një certifikatë mjekësore.

Malta: Autoritetet malteze kanë njoftuar pezullimin e të gjitha fluturimeve me Francën, Gjermaninë, Zvicrën dhe Spanjën nga mesnata e 11 Marsit. Shtetasit e këtyre vendeve që do të arrinin në Maltë përmes rrugëve të tjera ajrore nga kjo datë duhet t’i nënshtrohen një kontrolli prej 14 ditësh, përndryshe ata do të gjobiten me 1000 euro.

Spanjë: E hënë 16 Mars, qeveria Spanjolle njoftoi mbylljen e kufijve të saj nga toka.

Republika Çeke: Autoritetet çeke ndaluan hyrjen në territorin e tyre, për 30 ditë, të udhëtarëve nga ‘zonat e rrezikut’.

Sllovakia: Autoritetet sllovake kanë vendosur të mbyllin kufijtë e tyre për të gjithë të huajt.

Norvegji: Të huajt pa leje qëndrimi në Norvegji nuk pranohen më në territorin norvegjez.

Danimarka: Autoritetet daneze kanë mbyllur kufijtë për të gjithë të huajt që nuk janë rezident ose nuk punojnë në Danimarkë.