Kosova
S’ka marrëveshje në takimin Kurti – Mustafa
Ka përfunduar takimi në mes të liderëve të VV-së dhe LDK-së, mirëpo nuk është arritur marrëveshja për koalicionin
Pas takimit ka folur para mediave lideri i VV-së, Albin Kurti, derisa i njëjti deklaroi se do të vazhdojë të qëndrojë në kontakt me të parin e LDK-së, Isa Mustafa.
“Kur ta kemi marrëveshjen e plotë, do të mund ta shpalosim gjerë e gjatë, përfundoi takimi i sotëm dhe unë jam në kontakt të drejtpërdrejtë me kryetarin e LDK-së që ta përcaktojmë takimin e radhës sa i përket ditës dhe orës që të vazhdojmë më tutje drejt marrëveshjes”, ka shtuar ai.
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit me Kurtin tha se patën një takim përmbajtjesore, mirëpo, që nuk u dakorduan në disa çështje. Ai konfirmoi se me VV-në kanë dallime.
“Ne patëm një bisedë mjaft përmbajtjesore, sepse pa biseda të tilla është e vështirë të arrihet një bashkëpunim i ardhshëm, i qëndrueshëm katërvjeçar, natyrisht se ne kemi pasur pajtueshmëri sa i përket programit qeverisës, kemi edhe çështje të tjera që i kemi diskutuar sot, për të cilat do të punojmë për të arritur përafrim. Sot nuk ka marrëveshje për koalicionin, ka marrëveshje që të punojmë e të hulumtojmë rrugë që të përafrohemi në qëndrimet tona. Dallimet tona do t’ jua tregojmë kur t’i përafrojmë”, ka thënë ai, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës













