Lajme

S’ka më udhëtime falas për refugjatët ukrainas

Që nga 21 marsi, refugjatët nga Ukraina kanë udhëtuar pa pagesë me transportin publik në Zvicër, shërbim i cili ofrohet nga Qeveria federale.

Megjithatë, ky përfitim do të përfundojë nga 1 qershori, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

“Ky udhëtim falas na shpëtoi nga një punë e konsiderueshme administrative, pasi këtyre njerëzve do t’u duhej lëshuar karta transporti për çdo fazë të procedurës së regjistrimit të tyre”, sipas Anne Césard, zëdhënëse e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM).

Disa kantone mund të ofrojnë alternativa, por jo si zgjidhje me shtrirje të gjerë. Vaud, për shembull, po ofron bileta me rreze të kufizuar të vlefshme për udhëtim nga komuna e vendbanimit të refugjatëve në spitalin, shkollën ose qendrën më të afërt të mbështetjes për refugjatët.