Lajme
Sot fillon seanca pranverore e Parlamentit zviceran
Të dy dhomat e Asamblesë Federale – Këshilli Kombëtar dhe Këshilli i Shteteve – do të mblidhen në Pallatin Federal të Bernës për sesionin e pranverës, njofton albinfo.ch.
Ndër çështjet që do të diskutohen nga dy dhomat janë përmirësimet në ligjin e emetimeve të serrave (CO2) dhe legjislacionin federal në lidhje me shtigjet e biçikletave.
Kjo do të jetë hera e parë në dy vjet që deputetët do të marrin pjesë në seancën e marsit në rrethana ‘normale’ – në mars 2020 seancat pranverore u ndërprenë për shkak të izolimit të lidhur me Covid-in dhe vitin pasardhës deputetët u takuan në dhoma nën masa të rrepta shëndetësore, e cila përfshinte distancën, maskat dhe ndarësit me pleksiglas.
Sesioni pranveror do të zgjasë deri më 18 mars.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?












