Kosova
Sot mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së; Kosova s’është në rend dite
Sot do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku Kosova deri më tani nuk është rend dite, përcjell albinfo.ch.
Kosova nuk do të jetë në rend dite, pasi disa nga shtetet, si Gjermani dhe Franca, kanë kërkuar që Kosova të bëjë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, dje njoftoi se i ka dërguar një letër Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, me anë të së cilës u zotua se deri në fund të majit Kosova do ta përpilojë një draft-statut të Asociacionit.
Kjo çoi në përplasje me presidencën, ku në reagimin e tyre u tha se për këtë letër s’ka pasur koordinim në mes të krerëve të shtetit.
“Presidentja Osmani përkrah vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës, si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve”.
“Kjo letër nuk është e tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën. Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe të miratohet nga po këto tri institucione”, u tha në reagimin e Presidencës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit










