Lajme
Spanja do ta rihapë kufirin me vendet e Zonës Schengen më 21 qershor
Mediet spanjolle kanë raportuar se Spanja do t’i rihapë kufijtë nga 21 qershori për vendet që janë pjesë e Zonës Schengen, shkruan reuters.
Kufiri me Portugalinë pritet të hapet nga 1 korriku. Qeveria spanjolle më parë ka thënë se do ta lejojë hyrjen e turistëve të huaj në vend duke filluar nga 1 korriku pa vetizolim.
Ekonomia e Spanjës është shumë e varur nga turizmi dhe mbyllja e kufirit gjatë sezonit veror do të nënkuptonte humbje të mëdha financiare për vendin e Evropës jugperëndimore.
Spanja është në mesin e shteteve me më së shumti të infektuar dhe të vdekur nga Covid-19 në Evropë dhe në botë, kësisoj qeveria disa herë e ka kërkuar nga kuvendi vazhdimin e afatit të gjendjes emergjente për shkak të frikës nga përhapja e virusit të ri.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti











