Lajme

Spanja hap kufijtë, mirëpret turistët

Për tre muaj, Spanja ka qenë nën një prej izolimeve më të rrepta në Evropë si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, shkruan “BBC”.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, paralajmëroi se kontrollet për higjienë duhet të kryhen në mënyrë të rreptë, pavarësisht lehtësimit të kufizimeve.

Ndërsa, kufiri i Spanjës me Portugalinë fqinje do të rihapet më 1 korrik.

Deri më tani, në Spanjë nga Covid-19 kanë vdekur 28,322 persona, duke e zënë vendin e tretë në Bashkimin Evropian, përcjell albinfo.ch