Lajme
Spanja paditet nga BE-ja për ndotje të ajrit
Në këtë shtet, niveli dioksidit të azotit në atmosferë është ndër më të lartët.
Komisioni Evropian ka paditur Spanjën për shkak se kjo e fundit nuk është përkujdesur për të përmirësuar cilësinë e ajrit.
Në këtë shtet niveli dioksidit të azotit në atmosferë është ndër më të lartit. Kjo ndotje e ajrit vjen si pasojë e trafikut automobilistik, me makina që përdorin kryesisht benzinë.
Kështu, Bashkimi Evropian vendosi “t’i drejtojë gishtin” Spanjës në mënyrë publike, duke e paditur në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Ndjekja e kodit të BE-së për cilësinë e ajrit është thelbësore për mbrojtën e qytetarëve dhe të ambientit. Nëse një vend pjesëtar i BE-së e tejkalon maksimumin e caktuar të ndotjes, atëherë përballet me pasoja.
Portugalia e ka tejkaluar sistematikisht limitin e dioksidit të azotit në tre zona, Lisbonë, Porto dhe Minho. Pavarësisht se ka marrë dy paralajmërime nga BE-ja, në 2019-tën dhe në 2020-tën, ky shtet nuk ka bërë diçka për të përmirësuar cilësinë e ajrit.
Në fillim të këtij viti, Gjykata Evropiane e Drejtësisë i bëri thirrje edhe Gjermanisë për tejkalim sistematik të vlerave të dioksidit të azotit në disa qytete, përfshi Berlinin. Përballë “kërcënimit” për ndëshkimet financiare, vendi po punon për të përmirësuar cilësinë e ajrit në zonat urbane.
Dioksidi i azotit, një lloj gazi i shkarkuar nga makinat, apo fabrikat, është shkaktar për disa sëmundje serioze të zemrës dhe mushkërisë.
E-Diaspora
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë pritet të përmbyllet më 17 maj. Sipas të dhënave...
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
Jeta në Zvicër
-
A mund të marr nënshtetësinë zvicerane dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit? Shumica e njerëzve aplikojnë për natyralizim zviceran me synimin për të mbetur në vend. Por çfarë...
-
Trashëgimia në Zvicër: Ligjet e shtetit duhet të ndjekin shtetasit e dyfishtë?
-
Historia e Nemo-s që fitoi Eurovizion-in
-
Cili qytet në Zvicër ka më shumë gjasa të presë Eurovision 2025?
-
Shefi i Lufthansa-s: SWISS është “flamurtari” i grupit të linjës ajrore