Kosova

Stacionet e trenave nga Prishtina në Han të Elezit përmes fotografive nga Bujar Gashi

Stacionet e trenave në Kosovë në fokusin e fotografit Bujar Gash

Stacionet hekurudhore të Kosovës nuk janë aq të frekuentuara nga qytetarët e Kosovës, për arsye të ndryshme. Ndërkohë që në shtetet e botës janë shumë të përhapura dhe kanë kosto më të ulët, si nga çmimi i biletave, ashtu edhe nga shpenzimet ekonomike, shkruan albinfo.ch.

Fotografi shqiptar, Bujar Gashi, përmes fotografive ka sjellë stacionet e trenave mes Prishtinës dhe Hanit të Elezit. Këto stacione duken aq bukur sa edhe ngjallin nostalgji, e po ashtu zgjojnë edhe dëshirën për të udhëtuar me tren.

“Nëse duam të udhëtojmë me tren nga Prishtina në Han të Elezit (si stacioni i fundit ne kufi me Maqedoninë Veriore) duhet të presim edhe një kohë pasi hekurudha në këtë pjesë është duke u riparuar. Ndryshe nga ndërtimi i stacioneve të trenave nga Prishtina në Pejë, ku dominon guri (stili francez), këta nga Prishtina në Elez Han janë shumë më ndryshe. Në Kosovë, ndërtimi i linjave të para hekurudhore ka filluar vitin 1874, kur u ndërtua vija e parë hekurudhore në relacionin Hani i Elezit për në Fushë-Kosovë dhe Mitrovicë. Ky ishte filli i shtrirjes së rrjetit hekurudhor nëpër Kosovë dhe ngadalë kjo linjë u bë shumë e rëndësishme për transportimin e udhëtarëve dhe të mallrave”, shkruan Gashi në postim në Facebook.

Vlen të theksohet se gjithsej nga Prishtina në Han të Elezit janë 15 vende (stacione) ku ndalon treni. Në disa nuk ka objekte fare, ndërsa pritet të ndërtohen, e disa që kanë qenë të vogla janë larguar për shkak të punimeve.

Më poshtë mund të gjeni disa nga stacionet e kësaj linje:

May be an image of railway

May be an image of railway

May be an image of 1 person and outdoors

May be an image of outdoors

May be an image of railway

May be an image of 1 person and sky

May be an image of outdoors

May be an image of outdoors