Maqedonia
Pendarovski, kandidat i përbashkët i LSDM-së dhe BDI-së
Stevo Pendarovski do të jetë kandidati i përbashkët i LSDM-së dhe BDI-së në zgjedhjet presidenciale. Kështu u njoftua sot pas takimit të përbashkët mes LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit dhe partitë e tjera, të cilat japin mbështetje për kandidatin e përbashkët presidencial.
“Të nderuar qytetarë u bashkuam sërish të gjithë, maqedonas, shqiptarë, romë, vllahë dhe të gjithë të tjerët. Për herë të parë në historinë e Maqedonisë mbështet kandidat i përbashkët. Stevo Pendarovski do të jetë kandidati ynë i përbashkët, mik i të gjithëve. Le të rrojë bashkësia jonë me presidentin tonë të ardhshëm Stevo Pendarovski”, tha mes tjerash kryeministri Zaev, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, arritën marrëveshje për kandidatin e përbashkët presidencial, i cili sipas deklaratës së kryeministrit, do të mbështetet nga gjithsej 31 parti, mes tyre edhe nga Alternativa dhe PDSH-ja.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













