Shqipëria

Studentët përzënë pedagogun, je i përzier në politikë

Pedagogu Jani Marka, i cili nuk u lejua të flasë në protestën e studentëve, ka thënë se ky ishte një akt dhune.

“Një grup i dhunshëm ka zaptuar një pjesë të protestës”, tha pedagogu për mikrofonin e “News24”.

“E gjitha kjo ishte e paparashikueshme nga ne. Gjithë kjo protestë e jashtëzakonshme u ka dhënë shpresë shqiptarëve. Doja të flisja për këtë dhunë të ushtruar ndaj nesh. Janë hedhur mbi ne sulme të jashtëzakonshme. Historia do të tregojë të vërtetën. Unë Jani Marka në dy zgjedhjet e fundit i kam bojkotuar. Ne na akuzojnë pse jemi Organizata Politike”, ka shtuar tutje ai.

“Ne nuk protestojmë vetëm për studentët, por edhe për punëtorët. Minatorët. 44 minatorë kanë vdekur vitet e fundit. Ardit Gjoklaj djali që vdiq tek Sharra. Ne kemi protestuar tek Bashkia dhe ne na quajnë vegël të Erion Veliajt dhe të Soros. Ne nuk kemi vjedhur asnjë cent. Unë jam dhunuar sot këtu dhe desha të flisja kundër dhunës. Gjithë ky plan me sa duket që dje, ditën e 8 dhjetorit, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi të organizonin një protestë të madhe. Për fat të mirë, turma nuk shkoi atje”, shton tutje Marka.

“Kush po e përçan protestën? Është e thjeshtë, janë forumet partiake. Ne do t’i demaskojmë. Ky vend është vjedhur. Nuk e kemi vjedhur. Këta që menaxhojnë miliardë lekë shqiptarësh, atje vjedhin. Nuk e meriton fytyra ime të trajtohet kështu që kam një shtëpi atje tek Rruga e Dibrës dhe çoj djalin në këmbë në Shkollë. Unë njeri i dhunshëm? Kam ngrënë grushte. Pse nuk më lanë të flisja? Është e thjeshtë, janë forumet partiake. Ne do t’i demaskojmë”, tha ai për gazetarët në terren.