Shqipëria
Studenti 72-vjeçar
Por, ai nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe shpreson të përfundojë më pas edhe ‘masterin’ dhe doktoraturën
Asnjëherë nuk është vonë të diplomosh, as edhe në moshën 72-vjeçare. Kjo shprehje i shkon për shtati, Destan Danglliës, i cili kishte nisur një ‘aventurë’ mjaft interesante derisa tani është afër përfundimit.
Atij nuk iu dha e drejta e studimit, pasi babai i tij ishte një ish i dënuar politik. Por, gjysmë shekulli më vonë, ai është regjistruar në fakultet.
Destani ka 5 vite që ka përfunduar degën e Agro-Mjedisit. Aktualisht ai po punon për diplomën. 9 vjet më parë, përballja e parë në këtë fakultet ishte me profesor Lekajn, bashkëmoshatar i tij, raporton “TCH”.
“Unë isha në një moshë, tani që nuk kisha pretendime për punë, por desha të marr një diplomë ashtu siç e kam menduar unë, duke bërë edhe një projekt dhe për këtë fillova që në atë vit, bëra një fidanishte. Kam bërë një punë parapërgatitore, kam bërë formate të ndryshme, ku kam nxjerrë bazën materiale, financat, të gjitha këto mendoj që tani përpara provimeve të dhjetorit ta kem finalizuar si projekt ide”, shprehet Destan Dangllia, përcjell albinfo.ch.
Sot, ai është 72-vjeçar dhe në dhjetor pret të diplomohet. Por, nuk ka ndërmend të ndalet, duke shpresuar më vonë edhe për një “master”. Dhe pse jo, edhe doktoraturë.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?












