Lajme
Suedia dhe Danimarka ndalojnë përdorimin e vaksinën ‘Johnson’
Autoritetet shëndetësore suedeze dhe daneze thanë se do të presin rezultatet e hetimit të filluar nga Rregullatori evropian, transmeton albinfo.ch.
Këto dy shtete kanë ndaluar përdorimin e vaksinës së koronavirusit (COVID-19) me dozë të vetme, të prodhuar nga kompania farmaceutike amerikane Johnson and Johnson (J&J) për shkak të mpiksjes së gjakut.
Ndërkohë, epidemiologu suedez i Drejtorisë së Shëndetit Publik, Anders Tegnell, tha në një deklaratë se Rregullatori i barnave të Bashkimit Evropian (BE), Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), po heton nëse vaksina e prodhuar nga Johnson dhe Johnson shkakton mpiksje dhe se vendi do të veprojë sipas rezultatit të hetimit.
“Ne jemi duke pritur rezultatet e hulumtimit të EMA-së dhe informacione nga SHBA-ja. Gjatë kësaj kohe, ne pezulluam përdorimin e vaksinës Johnson dhe Johnson”, tha Tengel.
Një vendim i njëjtë në lidhje me vaksinën Johnson and Johnson është marrë edhe nga Danimarka.
Administrata Daneze e Shëndetit Publik tha në një deklaratë se sipas rezultateve të hulumtimit të EMA-së, do të vendoset nëse do të përdoret vaksina.
Rregullatori i barnave i BE-së, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), njoftoi më 4 prill se ka filluar të hetojë nëse vaksina e zhvilluar nga Johnson dhe Johnson shkakton okluzion vaskular si rezultat i mpiksjes së gjakut.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in Duke paralajmëruar për fushatën aktuale të "iniciativës 10 milionëshe" ka thënë se Zvicra po përballet me... -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta -
Më pak njerëz punojnë në sektorin kulturor në Zvicër













