Lajme
Suedia largon Zvicrën nga lista e shteteve me “rrezikshmëri” të lartë
Suedia ka marrë vendim që të heqë rekomandimin e saj që qytetarët të mos udhëtojnë në Zvicër, vetëm dy javë pas dhënies së këshillës “për arsye politike”.
Suedia më 15 korrik këshilloi qytetarët e saj të mos udhëtojnë për në Zvicër. Më 29 korrik Suedia tërhoqi urdhrin.
Një përfaqësues i qeverisë konfirmoi për mediat zvicerane në mes të korrikut se masa ishte një hakmarrje politike për karantinën e detyrueshme të Zvicrës për mbërritjet nga Suedia.
Zvicra njoftoi një karantinë për mbërritjet nga vendet me rrezik të lartë nga 6 korriku e tutje, me Suedinë të futur në listë për shkak të shkallës së lartë të infeksionit, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Pa kolona në pikat kufitare, pritjet deri në pesë minuta
Jeta në Zvicër
-
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër Temperaturat ishin mesatarisht 4.4 gradë mbi normën, ndërsa në Ticino u regjistruan rekorde historike... -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta -
Konfliktet në vendet e punës shënuan rritje në Zvicër gjatë vitit 2025















