Futboll

Sulmuan skuadrën ku aktivizohen shumë futbollistë shqiptarë, dënohen 5 tifozë

Pesë tifozë janë ndaluar nga të gjitha stadiumet e futbollit zviceran për dy deri në pesë vjet për përfshirjen e tyre në telashe që detyruan ndeshjen e së dielës midis Luzernit dhe Grasshopper Zurich të ndërpritet, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Tifozët e Grasshopper-it tentuan të sulmojnë lojtarët e tyre në humbjen nga Luzerni 4:0. Ndeshja nuk përfundoi, sepse tifozët nuk e lejuan, duke kërkuar nga lojtarët të heqin fanellat, sepse nuk i meritojnë sipas tyre.

Kjo bëri që 27-herë kampionët e Zvicrës të humbasin me rezultat zyrtar 3:0, dhe tashmë kanë rënë në një kategori më poshtë. Edhe ndaj Sionit, tifozët e kishin ndërprerë ndeshjen.

Në bazë të njoftimit për media, janë identifikuar dy tifozët që sulmuan një lojtar të Grasshopper-it dhe tre të tjerë që hynë në fushë. 57 tifozë janë identifikuar dhe do të sanksionohen edhe ata.

Vendimi ndaj tifozëve hyn menjëherë në fuqi, kurse ata nuk do të kenë mundësinë të hynë edhe në ndeshjet e hokejit.