Shqipëria

Takimi i të diplomuarve shqiptarë në Ambasadën Gjermane

U mbajt takimi i përvitshëm i të diplomuarve shqiptarë pranë George C.Marshall Center

Në Ambasadën Gjermane në Tiranë u mbajt takimi i përvitshëm i të diplomuarve shqiptarë pranë George C. Marshall Center. Marshall Center është një institucion partner gjermano-amerikan, në zonën bavareze të Garmisch-Partenkirchen. Qëllimi i kësaj qendre është të mundësojë zgjidhje për sfidat rajonale dhe transkombëtare të sigurisë përmes ngritjes së kapaciteteve dhe rrjetëzimit global.

Ambasadori Peter Zingraf përshëndeti 80 anëtarët e pranishëm të Shoqatës Shqiptare të të Diplomuarve me fjalët: “Një rrjet kontaktesh është i dobishëm për aq sa është i gjallë dhe i zhdërvjellët. Dëshiroj t’ju inkurajoj të gjithëve të shfrytëzoni mundësinë e sotme për të diskutuar rreth sfidave aktuale dhe të ardhshme të sigurisë rajonale dhe stabilitetit”.

Auditori hyri në temë përmes një kumtese, si referues i ftuar, të Gjeneralit Jeronim Bazo, Drejtor i RACVIAC – Centre for Security Cooperation (me seli në Kroaci) dhe ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Shqipërisë, i cili ka qenë gjithashtu një i diplomuar i Qendrës Marshall. /Albinfo.ch

Fotografia e Ambasada Gjermane Tiranë

Fotografia e Ambasada Gjermane Tiranë

Fotografia e Ambasada Gjermane Tiranë

Fotografia e Ambasada Gjermane Tiranë

Fotografia e Ambasada Gjermane Tiranë

Fotografia e Ambasada Gjermane Tiranë