Kosova
Takohen Kurti e Merkel, kërkohet ndihma e Gjermanisë për liberalizim
Kryeministri kosovar thotë të ketë kërkuar ndihmën e Gjermanisë për liberalizimin e vizave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim virtual me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Kurti bëri të ditur se ka falënderuar kancelaren për takimin dhe letrën e urimit me rastin e zgjedhjes kryeministër, dhe përkrahjen e ofruar aty për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj, teksa tha se ka pranuar urimet e saj për fitoren plebishitare, raporton Albinfo.ch.
“Gjatë bisedës e sigurova kancelaren Merkel për përkushtimin tonë në realizimin e planeve për reforma në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe angazhimin për tërheqjen e investimeve, të cilat krijojnë vende të reja të punës nëpërmjet përfshirjes së afaristëve gjermanë dhe mërgatës së madhe shqiptare që jeton në Gjermani. Në diskutimet për mërgatën e Kosovës në Gjermani, kancelarja theksoi se është duke shikuar me vëmendjen e duhur çështjen e njohjes së patentë-shoferëve të Kosovës”, shkruan Kurti.
Ai më tutje thekson se në lidhje me dialogun me Serbinë, u pajtuan se ai duhet të jetë dialog i drejtë, i ndërtuar mbi mirëbesim dhe që për rezultat duhet të ketë njohjen reciproke duke u vënë në pah fakti se pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj territorial nuk mund të jenë temë e bisedimeve. “Nuk mund të kthehemi para vitit 2008”, bën të ditur Kurti.
Për më tepër kryeministri kosovar thotë të ketë kërkuar ndihmën e Gjermanisë për liberalizimin e vizave.
“Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim dhe Gjermania mund të ndihmojë ta shtyjë këtë çështje përpara. Në takim, mora konfirmimin e kancelares Merkel për mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, thekson Kurti.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur Qyteti i Gjenevës ka zbuluar se llogaritë e tij do të tregojnë një tepricë prej 200...
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë