Sport
Tarashaj ftohet nga kombëtarja zvicerane
Dy lojtarët e Grasshoppers mund të ngjiten në trenin e fundit për te Kombëtarja A e Zvicrës: Philippe Senderos dhe Shani Tarashaj.
Sipas “Blick”, dy lojtarët do të testohen në ndeshjet kundër Irlandës (25 mars në Dublin) dhe kundër Bosnjës (29 mars në Cyrih).
Për Senderos do të ishte oferta e parë që nga 9 tetori 2014. Në atë kohë, 31-vjeçari erdhi në ndeshjen kualifikuese kundër Sllovenisë. Për Tarashajn ajo do të jetë e para kombëtare, derisa ishte refuzuar nga trajneri i Shqipërisë, Gianni, për në Kombëtaren e Shqipërisë.
Me Tarashajn bëhen 7 shqiptarë te përfaqësuesja e Zvicrës, pasi përpos tij, janë edhe Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Pajtim Kasami, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili.
Tarashaj ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Grasshopperit, ndërsa ai ka kompletuar transferimin te Evertoni në Ligën Premier në janar për katër milionë euro.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim
Jeta në Zvicër
-
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit Para se Gotthard të niset drejt jugut, trafiku është bllokuar për nëntë kilometra. Pritet një vonesë... -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s -
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet -
Bien me 16% kërkesat për azil në Zvicër gjatë gjysmës së parë të vitit -
Nga sot bien temperaturat në Zvicër, vapës i vjen fundi











