Lajme

Të mirat shëndetësore nga produktet e qumështit

 

Disa të dhëna thonë se përdorimi i produkteve të qumështit në shujta mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës dhe sulmit në tru, përcjell albinfo.ch.

Ekspertët nga Universitet “Mckmaster” në Kanada thonë se studimi u bë si shkak i brengave se yndyrat e ngopura më të cilat produktet e qumështit janë të pasura shtojnë nivelin e dëmshëm të kolesterolit që lidhet me shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe të sulmit në tru.

Nga ana tjetët, pohohet se prodhimet e qumështit janë shumë të shëndetshme për arsye se trupin e furnizojnë me energji.

Po ashtu përmbajnë edhe përbërës të tjerë që për shëndetin kanë rëndësi, si: aminoacidet, vitaminat K1 e K2, minerale si kalcium, magnez dhe kalium.