Kosova
Të paktën shtatë të vdekur nga stuhia e fuqishme në SHBA
Një stuhi e madhe, që shkaktoi erëra të fuqishme dhe tornado, goditi mbarë jugun e Shteteve të Bashkuara, duke lënë të vrarë të paktën shtatë persona në Xhorxhia dhe Alabama.
Në këto dy shtete amerikane është raportuar për dëme materiale.
Autoritetet thanë se më vonë gjatë të premtes mund të kenë një pamje më të qartë të madhësisë së dëmit të shkaktuar nga kjo stuhi dhe mund të ketë edhe më shumë viktima, pasi pritet të përmirësohen kushtet atmosferike.
Stuhia e madhe nisi të enjten mbrëma dhe dhjetëra-mijëra amerikanë mbetën pa energji elektrike në Xhorxhia dhe Alabama.
Në Selma të Alabamës autoritetet e qytetit mbajtën mbledhje për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Gjashtë nga viktimat u regjistruan në qarkun Autauga, që gjendet 66 kilometra në verilindje të Selmës, ku vlerësohet se 40 shtëpi janë dëmtuar ose janë shkatërruar nga një tornado që goditi këtë zonë, tha Ernie Baggett, drejtor për menaxhimin e emergjencave në këtë qark.
Të paktën 12 persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, tha Baggett prë Associated Press.
“Kjo është stuhia më e keqe që kam parë në këtë shtet”, tha Baggett, duke iu referuar dëmeve të shkaktuara.
Në Xhorxhia, një pasagjer vdiq kur një pemë goditi makinën me të cilën po udhëtonte në Xhekson, thanë autoritetet.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, janë regjistruar 33 tornado që kanë goditur në Misisipi, Alabama, Xhorxhia, Tenesi, Kentaki dhe në Karolinën e Jugut dhe të Veriut.
Për shkak të stuhisë, rreth 40.000 amerikanë mbetën pa rrymë të enjten mbrëma në Alabama, ndërkaq 86.000 në Xhorxhia.
Në të paktën gjashtë qarqe në Xhorxhia, mësimi është anuluar për të premten.
Stuhia e së enjtes u shkaktua nga tre faktorë: cikli natyror i motit La Nina, ngrohja e Gjirit të Meksikës për shkak të ndryshimeve klimatike dhe tornadot që u shkaktuan nga perëndimi në lindje të vendit, tha profesori i meteorologjisë, Victor Gensini.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












